Gol dhe asist nga sulmuesi shqiptar, Goteborg merr fitoren e tretë radhazi

Futboll

Gol dhe asist nga sulmuesi shqiptar, Goteborg merr fitoren e tretë radhazi

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

Goteborg merr fitoren e tretë radhazi në kampionatin suedez, teksa sulmuesi i Kombëtars Shqiptare, Arbnor Mucolli konfimrohet në një formë të shkëlqyer.

Në sfidën e zhvilluar këtë të diel përballë Hackenit në shtëpi, të cilën Goteborg e fitoi me rezultatin 4-2, Muçolli shënoi golin e tretë për të tijtë dhe asistoi të katërtin.

Muçolli iu bashkua Goteborgut në verën e këtij viti dhe deri tani ka luajtur 8 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asiste.

Sulmuesi shqiptar ëshët titullar i padiskutueshëm dhe po ndihmon Goteborgun që t’i largohet sa më shumë zonës së ftohtë të renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat