Dy gola, një penallti e humbur, një karton i kuq dhe dy shqiptarë titullarë! Napoli nuk ndalet

Futboll

Dy gola, një penallti e humbur, një karton i kuq dhe dy shqiptarë titullarë! Napoli nuk ndalet

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2023 Në ora: 22:45
Napoli

Napoli nuk ka të ndalur në Serie A, kësaj radhe e gjunjëzuan me rezultat 2:0 Sassuolon.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin dhe Nedim Bajarami i Shqipërisë, ka luajtur 76 minuta për Sassuolon.

Dy gola, një penallti e humbur, një karton i kuq dhe dy shqiptarë titullarë, e karakterizuan këtë ndeshje. 

Golat i shënuan Osimhen (16’) e Di Lorenzo (64’).

Raspadori i Napolit dështon nga penalltia në minutën e 60-të.

Sassuolo mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 52-të, Lopez u përjashtua me karton të kuq.

Pas javës së dytë, Milani kryeson me 6 pikë, pasojnë Napoli 6, Verona 6 pikë etj. ndërsa Sassuolo renditet në vend të 20-të me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat