Ramadani: Hjulmand është e shkuara e Lecce-s, unë jam e tashmja dhe do lë gjurmën time!

Futboll

Ramadani: Hjulmand është e shkuara e Lecce-s, unë jam e tashmja dhe do lë gjurmën time!

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 23:21
Lecce

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani ka folur për mediet pas barazimit 2:2 të ekipit të tij, Lecce-s ndaj Fiorentina-s.

Ramadani u shpreh: “Nuk e nisëm mirë pjesën e parë, duke pësuar një gol, por më pas reflektuam për gabimet tona dhe u përmirësuam.

Më duhej të ruaja Arthur-in dhe u mundova pak, por më pas dola kundër Bonaventura-s dhe ishte më mirë”.

Çfarë do të thotë të zëvendësosh Hjulmand?

“Në futboll duhet të marrësh përgjegjësi çdo ditë, por unë erdha këtu për të lënë gjurmën time. Hjulmand ishte i rëndësishëm vitin e kaluar, por kjo është e kaluara, unë duhet të bëj më mirë që Lecce të qëndrojë në Serie A”.

Si po shkon puna Itali, në Serie A dhe në Lecce?

“Në Serie A ka një nivel tjetër në krahasim me Skocinë, por më ka trajnuar një italian dhe tashmë e di se çfarë mentaliteti ka këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat