Broja "grushtohet" me njërin nga anëtarët e stafit stërvitor të Chelseat

Futboll

Broja "grushtohet" me njërin nga anëtarët e stafit stërvitor të Chelseat

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 13:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Armando Broja është përfshirë në një “luftë grushtesh” Billy 'Blood' McCulloch i cili punon si masazhator në Chelsea.

Sulmuesi shqiptar, i cili është duke u rikthyer nga dëmtimi në “Stamford Bridge”, është filmuar duke u përfshirë në një përleshje me anëtarin e famshëm të stafit të dhomës së bluve, McCulloch.

Në rutinë e sipër, Broja godet me grusht McCulloch në krah, përpara se kundërshtari i tij t’ia kthejë me një goditje më të fortë. Broja përplaset në një tavolinë aty pranë, me një buzëqeshje në fytyrën e tij.

Broja ka qenë jashtë fushës që nga nëntori i vitit 2022, me paraqitjen e tij të fundit që ishte për Shqipërinë në një ndeshje miqësore me Italinë, por ai është afër rikthimit në kompeticionet e klubeve pasi iu nënshtrua një operacioni për një problem serioz në gju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat