Transferim spektakolar, Ismajlgeci i bashkohet Ballkanit të Dajës

Futboll

Transferim spektakolar, Ismajlgeci i bashkohet Ballkanit të Dajës

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 22:43
Arb Manaj

Pasi zyrtarizuan disa ditë më parë, “bomberin” Arb Manaj, “dardanët” e Ballkanit të Ilir Dajës kanë kryer një tjetër transferim fantastik, teksa pasditen e kësaj të hëne kanë siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Tiranës, Marsel Ismajlgeci.

Mbrojtësi i majtë bashkohet me Ballkanin si huazim nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar deri në fund të edicionit, me lajmin që është konfirmuar nga vetë klubi boshnjak nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, në “Facebook”.

Tashmë, na mbetet veçse të presim me mjaft kureshtje, për të parë se cili do të jetë roli i Ismajlgecit te Ballkani, pasi në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa kujtojmë se deri më tani, Daja ka dy alternativa si Trashi dhe Patoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat