Inter fiton pa vuajtje, Dumfries e Lautaro nderojnë “zikaltërit”

Futboll

Inter fiton pa vuajtje, Dumfries e Lautaro nderojnë “zikaltërit”

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 22:44
Interi

Ashtu siç pritej, “zikaltërit” e Inter kanë arritur të gjejnë një fitore pa shumë lodhje, mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në arenën e “Unipol Damus” mundën vendasit e Cagliari, me rezultatin e pastër, 0 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 2-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Sipari i golave u çel që në minutën e 21’-të, ku pas një asistimi perfekt të Marcus Thuram, anësori holandez, Denzel Dumfries çon topin në rrjetë, duke nisur kështu festën “zikaltër”.

Vetëm 9 minuta më vonë do të ishte radha e kapitenit Lautaro Martinez për t’u bërë protagonist, me “demin” argjentinas, që ndëshkon portierin Radunovic, pas një krosimi perfekt të Federico Dimarco brenda zonës.

Me këtë fitore, Inter pozicionohet në vendin e 3-të në kampionat, me pikë të barabarta me Milan, Napoli e Verona dhe javën e ardhshëm do të presin në “Meazza”, “violët” e Fiorentina, ndërsa në krahun tjetër, Caglari mbetet në kuotën e 1 pike dhe javën e ardhshme do të udhtojë drejt transfertës tejet të vështirë të Bologna-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat