​Zyrtare, Gjilani bëhet me pronarë të rinj

Futboll

​Zyrtare, Gjilani bëhet me pronarë të rinj

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 10:14
Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

Klubi i futbollit Gjilani ka konfirmuar ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues Afrim Veliun, i cili njëherit do të bartë postin e presidentit.

Njoftimi është bërë përmes njo komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

Klubi ka qenë në proces të ndërrimit të pronësisë dhe pritjes së investitorëve strategjik për të përmirësuar rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga mundësitë si në fushën e blertë ashtu edhe në anën komerciale.

“Si pjesë e këtij procesi, klubi mori në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, stabilitetin financiar dhe atë sportiv, si dhe ndërtimin e një ekipi të ri konkurues pas ndryshimeve të shumta të bëra në afatin kalimtar të verës.Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akadamisë së klubit, ndërtimin e nje strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat