Zvicra nuk do të mbajë stërvitje në Prishtinë!?

Futboll

Zvicra nuk do të mbajë stërvitje në Prishtinë!?

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:26
Zvicra

Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqire e Zvicrës muajin e ardhshëm, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja i takon raundit të pestë në Grupin I.

Yakin do të paraqitet vetëm në konferencë për media, bashkë me një lojtar, i cili do të caktohet më vonë.

“Helvetikët” do të nisen drejt kryeqytetit të Kosovës më 8 shtator.

Grumbullimin Zvicra do ta nisë më 4 shtator.

Përveç përballjes me Kosovën, Zvicra do të luajë edhe ndaj Andorrës – më 12 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat