Gara për titullin

Futboll

Gara për titullin

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:57
Luka Toni

Ish-kampioni i botës me Italinë në 2006-ën, Luka Toni ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, duke u ndalur dhe tek lufta për “Scudetton”.

“Juventusi duke mos konkurruar në kompeticionet evropiane mund të ketë një avantazh në garën për titullin e Serisë A. Merkatoja ende është e hapur dhe po pres një blerje të madhe këto ditët e fundit”, deklaroi ish-bomberi i Juves.

Nga ana tjetër ai foli edhe për Interin, si dhe për largimin e Edin Xhekos dhe Romelu Lukakut.

“Në letër, me lamtumirën e Xhekos dhe Lukakut, zikaltërit kanë humbur shumë gola.

Konkurrueshmëria e tyre në nivelet më të larta do të varet nga ndikimi që do të kenë Arnautoviç,

Turam dhe Sançez. Interi e la Xhekon të largohet shumë shpejt, i bindur se Lukaku do të rikthehej. Ata mund ta kishin mbajtur boshnjakun”, përfundoi Luka Toni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat