Cassano kritikon Inzaghin: Si e lë jashtë një lojtar si Asllani?

Futboll

Cassano kritikon Inzaghin: Si e lë jashtë një lojtar si Asllani?

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:16
Kristjan Asllani.

Ish-reprezentuesi i Italisë dhe ish-lojtar i skuadrave të mëdha evropiane si Interi e Milani, Antonio Cassano e ka vlerësuar lartë mesfushorin shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Ai e ka cilësuar atë si njërin prej lojtarëve më të rëndësishme te Interi, duke e kritikuar trajnerin Simone Inzaghi që nuk po i jep hapësirën e duhur në formacionin zi kaltër.

“Duhet të themi se Inzaghi e la të lirë dhe e largoi Sanchezin dhe tani e ka rikthyer. Interi bëri një investim super të rëndësishëm te Asllani, dy ndeshje dhe zero minuta ndërsa vitin e kaluar luajtën vetëm dy titullar dhe Inzaghi nuk i dha minutazhën e merituar atij”, ka thënë Cassano.

Në fakt, pritej që Asllani të kishe më shumë minuta këtë edicion të formacionin e Interit ps largimit të Marcelo Brozovic, por në dy ndeshjet e para të Serie-A, ai nuk ka luajtur asnjë minutë, derisa para tij janë aktivizuar Mikhtaryan, Barella dhe Calhganoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat