Lindstrom dhe festa e veçantë çdo katër vjet: kuriozitetet për yllin e ri të Napolit

Futboll

Lindstrom dhe festa e veçantë çdo katër vjet: kuriozitetet për yllin e ri të Napolit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:23
Lindstrom

Napoli tashmë është gati të mirëpresë Jesper Lindstrom, pas marrëveshjes së arritur mes klubit italian dhe Eintracht Frankfurt.

Edhe pse vetëm 23 vjeç, Lindstrom sjell me vete një përvojë të madhe dhe anekdota kurioze. Dhe jo vetëm në lidhje me çështjet e fushës, por mbi të gjitha të jetës. Për shembull, futbollisti danez ka lindur më 29 shkurt 2000.

Një datë e veçantë, e cila e bën atë të festojë ditëlindjen një herë në katër vjet.

Sigurisht, në mungesë të një viti të brishtë, dita e festimit të Lindstrom është 28 shkurti.

Jesper gjithashtu ndan emrin me një skenarist të famshëm gjerman. Në atë rast, megjithatë, bëhet fjalë për një homonimi fiktive, duke qenë se për Christiane Sadlo ajo e “Inga Lindstrom” është vetëm një pseudonim.

Përforcimi i radhës i kampionëve të  Italisë sigurisht që do të jetë i lumtur në Napoli. Kur u transferua në Eintracht Frankfurt, ai menjëherë zbuloi se i mungonte shtëpia. Arsyeja? Deti.

“Sikur të kishte edhe disa plazhe këtu, në Danimarkë i kemi kudo dhe më pëlqen të notoj”, deklaroi ai gjatë konferencës së tij për shtyp me gjermanët. Dhe sigurisht në Campania ai do të jetë në gjendje ta mbushë këtë boshllëk.

Pastaj janë çështjet e fushës. Në fund të sezonit 2021/22, Lindstrom u emërua në Bundesliga “Rookie of the Year”. Praktikisht fillestari më i mirë në kampionatin gjerman, duke kaluar kështu Andre Silva.

Ndoshta falë një vullneti të madh dhe mundësisë për t’u frymëzuar nga dy idhuj shumë të ndryshëm, të cilët megjithatë e bënë atë një lojtar të kompletuar: Neymar dhe Gerrard.

“Nëse do të mund t’i kombinoja do të ishte perfekte”, tha ai. Dhe nëse mund ta bëjë te Napoli, atëherë Rudi Garcia do të kishte zëvendësuesin më të mirë të mundshëm për Lozano-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat