Benjamin Pavard lojtar i Interit

Futboll

Benjamin Pavard lojtar i Interit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:13
Benjamin Pavard

Tashmë ka përfunduar gjithçka, edhe pse ende zyrtare pasi mungon firma, Benjamin Pavard mund të quhet përfundimisht një lojtar i Interit.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Bayern Munich ka dhënë më në fund dritën jeshile për të lënë të lirë mbrojtësin francez dhe kështu, bavarezët do të përfitojnë 32 milionë euro në total për kartonin e tij.

Inter ka këmbëngulur deri në fund për francezin, edhe pse ditët e fundit i kishte dhënë një ultimatum klubit dhe lojtarit.

Pavard mund të fluturojë që ditën e sotme për në Milano dhe ditën e nesërme ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat