Manchester United kërkon të marrë në huazim mbrojtësin argjentinas

Futboll

Manchester United kërkon të marrë në huazim mbrojtësin argjentinas

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:46
Nicolas Tagliafico

Manchester United kërkon të marrë në huazim mbrojtësin argjentinas, Nicolas Tagliafico, i cili aktivizohet tek Lyoni. “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mbrojtësi për të zëvëndësuar Luke Shaw i cili vuan nga një dëmtim dhe anësori argjentinas mund të jetë një opsion.

Kampioni i botës  është një lojtar më eksperiencë, plus që karakteristikat e tij janë të ngjashme me ato të Shaw.

Trajneri i United, Eric Ten Haag e pëlqen tepër  

30-vjeçarin pasi ka punuar me të në kohën kur drejtonte Ajax-in, teksa tani kërkon ta afrojë atë në “Old Trafford” .

United është vënë prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi që pas dëmtimit të Shaw. “Djajtë e Kuq” përveç argjentinasit kanë shfaqur interes edhe për Marc Cucurellan e Chelsea dhe Marcos Alonson, i cili luan për Barcelonën. Nicolas Tagliafico  u transferua tek Lyoni nga Ajaxi vitin e kaluar për 4.2 mln euro.

Mbrojtësi me ekipin holandez është aktivizuar në 169 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola gjatë periudhës 4-vjeçare në “Johan Cruyf Arena”. Teksa ka zhvilluar edhe 49 ndeshje me kombëtaren “Albiceleste” me të cilën u shpall kampion bote në Qatar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat