Shaw i dëmtuar

Futboll

Shaw i dëmtuar

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:53
Shaw

Shaw i dëmtuar!

Pas dëmtimit të anësorit të mbrojtjes, Luke Shaw, tashmë “djajtë e kuq” të Manchester United janë në kërkim të një lojtari, i cili mund t’i japë “siguri” teknikut Erik ten Hag, në krahun e majtë të fushës.

Për këtë arsye, drejtuesit e “të kuqve” kanë filluar negociatat me francezët e Lyon, për kartonin e kampionit të botës me Argjentinën, Nicolas Tagliafico, i cili shihet nga tekniku holandez, si zëvendësuesi perfekt i Shaw, derisa ky i fundit të rikuperohet nga dëmtimi.

Klubi francez e vlerëson argjentinasin në 6 milionë euro, por Manchester United synon vetëm huazimin deri në fundin e sezonit. Në krahun tjetër, vetë Tagliafico dëshiron një “aventurë” të re dhe shumë shpejt më të realizohet transferimi i tij në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat