Alba largohet nga kombëtarja e Spanjës

Futboll

Alba largohet nga kombëtarja e Spanjës

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 20:49
Alba

Kombëtarja spanjolle humbet një tjetër senator historik pas Busquets. Jordi Alba ka vendosur të thotë “mjaft” dhe të përqendrohet vetëm te Inter Miami.

Pasi u largua nga Barcelona, për t’u lënë vend brezave të rinj, mbrojtësi bën të njëjtën gjë edhe me Kombëtaren, ndërsa largohet pasi ngriti trofeun e Nations League si kapiten i Spanjës, në Roterdam.

Një histori shumë e gjatë, e cila filloi në 2012 dhe mbyllet në 2023-shin, ndërsa gjatë kësaj periudhe Jordi Alba numëron 93 ndeshje dhe 9 gola.

Vendimi, raporton shtypi spanjoll, është marrë javë më parë dhe lojtari ka njoftuar menjëherë Federatën dhe Luis de la Fuente, i cili do të dëshironte ta kishte me vete deri në Euro 2024, duke pasur parasysh përvojën e tij të madhe, megjithatë mbrojtësi nuk dëshiron të vazhdojë më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat