Modriç dëshiron të rimarrë vendin e tij

Futboll

Modriç dëshiron të rimarrë vendin e tij

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:35
Modriç

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç është i vendosur të përballet me shokët e rinj të skuadrës.

Kroati 37-vjeçar, i cili deri para pak kohësh ishte një lojtar kyç në skuadrën e Carlo Ancelottit, nuk ka luajtur asnjëherë në tri ndeshje këtë sezon.

Sipas Relevo, Modriç nuk është i kënaqur me këtë situatë, por ai synon të bëjë më të mirën për të luftuar për një vend të përhershëm në formacionin titullar.

Mesfushori nuk ka ndërmend të dorëzohet, pavarësisht konkurrencës në mesfushën e Real Madridit.

Luka Modric hyri si zëvendësues në të tre ndeshjet e sezonit të ri të La Ligës, duke kaluar gjithsej 56 minuta në fushë. Lojtari do të mbushë 38 vjeç në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat