Portieri polak ishte bërë për “spital” nga ish-partnerja

Futboll

Portieri polak ishte bërë për “spital” nga ish-partnerja

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:40
Komar

Portieri 20-vjeçar i klubit Puszcza Niepolomice, i ka vënë flakën mediave polake me historinë e tij.

Komar kishte raportuar para disa kohësh se ishte rrahur brutalisht nga disa huliganë në një festë lokale.

Siopas raportimeve fillestare, Komar vitin e kaluar pati një paraqitje të tmerrshme në play off e promovimit, duke i mohuar klubit ëndrrën e rikthimit dhe për shkak të kësaj, thuhej se disa huliganë e kishin përndjekur deri në festival dhe e sulmuan, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Megjithatë, faktet kanë ndryshuar pasi policia vendase që në momentin e parë nuk ishte e bindur se ky ishte një akt nga tifozët.

Ditën e djeshme, herët në mëngjes, policia polake vendase ka dalë me deklaratë duke treguar detajet reale se çfarë kishte ndodhur.

Komar u rrah brutalisht nga ish-partnerja e tij, e cila e njohu në turmën e festivalit dhe nisi një sherr. Komar ka përfunduar në spital me krahun dhe nofullën e thyer.

Portieri thjesht ka sajuar historinë se dhunës nga tifozët”, shkruante policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat