Alaba: Bellingham është i çmendur

Futboll

Alaba: Bellingham është i çmendur

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:55
Real

Mbrojtësi i Real Madridit David Alaba, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Jude Bellingham.

Talenti anglez gjatë kësaj verë iu bashkua madrilenëve nga Borussia Dortmundit. Bellingham po tregon formë të lartë në këtë sezon të garave duke shënuar në çdo ndeshje.

Ai realizoi gol edhe në fitoren kundër Celta Vigos, ndeshje kjo e zhvilluar fundjavën që lamë prapa.

 “Bellingham është i çmendur. Nuk di çfarë të them, jam pa fjalë.

Ai është djalë i mirë, shumë i talentuar dhe punon shumë në stërvitje. Ka shumë kualitet dhe këtë e dëshmon çdo javë”, ka thënë Alaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat