A do të merren masa për shkak disa lojtarëve nga Kosova? Përgjigjet selektori  i Zvicrës

Futboll

A do të merren masa për shkak disa lojtarëve nga Kosova? Përgjigjet selektori  i Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:12
Murat Yakin

Shtatori është muaj i sfidave për shumë kombëtare. 

Kombëtarja e Zvicrës për herë të parë do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Me 9 shtator Kosova do të përballet me Zvicrën, në ndeshjen e vlefshme të Grupit I të Kampionatit Evropian në futboll. 

Murat Yakin ka ftuar katër shqiptarë për këtë ndeshje, kapitenin Granit Xhaka, Xherdan Shaqirin, Uran Bislimin dhe Ardon Jasharin. 

Zvicra do të ndeshet me 9 shtator me Kosovën dhe tre ditë më vonë me Andorrën, ku synon 6 pikë. 

A janë marrë masa të veçanta për shkak se disa lojtarë kanë prejardhje nga Kosova? 

“Nuk ka masa të veçanta. mund ta imagjinoj se do të jemi të mirëpritur ngrohtësisht.

Ne gjithashtu luajtëm kundër njëri - tjetrit në Zurich si një lojë mes miqsh”, thotë Yakin, transmeton mediumi “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat