Ish-presidenti i Inter: Arabia Saudite? Paratë fitojnë gjithmonë

Futboll

Ish-presidenti i Inter: Arabia Saudite? Paratë fitojnë gjithmonë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:23
Moratti

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur së fundmi për çështjen shumë të diskutuar të kësaj vere dhe të kësaj merkatoje, Arabinë Saudite.

Në një prononcim të bërë për mediet italiane, Moratti u shpreh se paraja është vendimtare në futboll.

“Paratë arabe dhe ndikimi në futboll? Sigurisht. Arabët kanë marrë shembull nga kinezët që të mos përsërisin të njëjtat gabime, plus ata kanë pasion të madh për futbollin.

Më shumë se klubet, janë lojtarët që përfitojnë nga ky ortek parash. Arabia Saudite dëshiron të japë një imazh tjetër për veten, por situata e të drejtave të njeriut nuk mund të kalojë pa u vënë re.

Për ata që shkojnë të punojnë atje problem kryesor lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut. Unë kam respekt për këto vende, kam pasur marrëdhënie profesionale me ta dhe e di që duhet të përshtatemi edhe nëse dallimet kulturore janë të thella.

Por duhet theksuar se nuk është e lehtë të mbyllësh një sy, qoftë edhe për një periudhë të kufizuar, veçanërisht për ata me ndjeshmëri ndaj çështjeve të tilla si të drejtat e njeriut “-tha ish numri një i Interit.

Ndërsa mori si shembull rastin e Henderson, një mbështetës i të drejtave të LGBTQ+, i cili zëvendësoi shiritin e “ylberit” që mbante te Liverpool me atë të kuq te Al-Ettifaq: “Paratë fitojnë gjithmonë, sidomos në futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat