Mbrojtësi bask kërkon largimin nga Reali i Madridit

Futboll

Mbrojtësi bask kërkon largimin nga Reali i Madridit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:50
Alvaro Odriozola

Mbrojtësi bask kërkon largimin nga Reali i Madridit

Alvaro Odriozola kërkon largimin nga Real Madridi. Mbrojtësi bask është i pakënaqur me hapësirat tek “Los Blancos” dhe kërkon të ndryshojë ambient pasi dëshiron të luajë në rregullsi.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, spanjolli kërkon të rikthehet tek Real Sociedadi, aty ku padyshim ka kaluar vitet më të mira të karrierës. Klubi bask kërkon të përforcojë ekipin pasi këtë vit do të marrë pjesë në grupet e Champions League dhe 27-vjeçari duket alternativa e duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sociedadi nuk pritet të hasë ndonjë vështirësi për të arritur tek mbrojtësi pasi kontrata e tij me madrilenët skadon vitin e ardhshëm. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që klubi bask ta marrë lojtarin në huazim.

Nëse transferimi realizohet, Odriozola do të rikthehej në klubin ku u formua si futbollist dhe ku debutoi në vitin 2017. 27-vjeçari u transferua tek Reali në korrikun e vitit 2018 për 32 mln Euro.

Gjatë 5 viteve në “Santiago Bernabeu”, mbrojtësi është aktivizuar gjithsej në 49 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Sipas “Transfermarket” kartoni i tij vlerësohet 5 mln Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat