Arrestohet Liu Jun

Futboll

Arrestohet Liu Jun

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:59
Liu Jun

Liu Jun, numri një në ligën kineze është arrestuar. Akuza ndaj tij, zbulojnë mediat nga Kina, është ajo e korrupsionit.

Lajmi po bën bujë edhe në Itali për shkak të së shkuarës së tij, pasi ishte president i Jiangsu Suning, klubi kinez që falimentoi, por edhe menaxher i Interit.

Por mbi të gjitha, drejtoi i përkohshëm i Interit në vitin 2016 në vend të Bolingbroke, pra menjëherë pas mbërritjes në Milano të grupit të njohur “Suning” që mori shumicën e aksioneve nga indoneziani Thohir.

Arrestimi i Jun pason hetimin që u ngrit pak më parë me Chen Xuyuan, president i federatës kineze të futbollit. Ky i fundit ishte gjendur në syrin e tornados për shkelje të rënda të dyshuara të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat