Milani ofron 20 milionë per lojtarin

Futboll

Milani ofron 20 milionë per lojtarin

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 16:30
Mehdi Taremit

“All in” për Taremin, Milani ofron 20 milionë per lojtarin i cili është gati të dalë me humbje për “djallin”

Rio Ave (rivali ndaj të cilit Milani shënoi rikthimin në Europë) është tashmë pjesë e fatit të Milanit.

Skuadra portugeze, e cila humbi dy ditë më parë ndaj Portos me përmbysje, mund të jetë kundërshtari i fundit i Mehdi Taremit në kampionatin portugez.

Iraniani, të cilin Serxhio Konseisao do të dëshironte ta mbante dhe e ka futur rregullisht në fushë që nga minuta e parë, u kritikua ashpër në Portugali për një paraqitje të cilësuar si dembele dhe shumë negative, në përputhje me daljet e gjithë kësaj pjese të parë të sezonit.

Lojtari e “pagoi” paraqitjen e tij me zëvendësim, që më pas solli përmbysjen e “dragonjve” në tre minuta.

Që Milani ka lidhje me të, i cili prej disa kohësh e monitoron dhe dëshiron t’ia japë Stefano Piolit, është vetëm një nga mundësitë. Megjithatë, jo e largët, sepse ajo që është e qartë për të gjithë, përfshirë Porton, është se lojtari, të cilit kontrata i skadon në qershor 2024, dëshiron absolutisht të veshë fanellën kuqezi.

PENGESAT – Kur mbeten tri ditë para përfundimit të tregut, është e qartë se gjithçka mund të ndodhë, por ka pengesa dhe nuk do të jenë të lehta për t’u kapërcyer. E para është çmimi: portugezët nuk shkojnë nën 25 milionë, Milani ka arritur në 18 plus dy bonuse lehtësisht të arritshme. Me pak fjalë, ka distancë, jo e ekzagjeruar, por mbetet e dukshme.

Një detaj jo i parëndësishëm: Taremi do të ketë 15 për qind në shitjen e tij, e nëse vendos të heqë dorë do ta ndihmonte shumë bisedën mes Milanit dhe Portos, që ka nisur me një takim të parë ditën e djeshme. Pengesa e dytë është pikërisht Serxho Konseisao, i cili të paktën në teori nuk do të donte të hiqte dorë nga një lojtar që ndihmon shumë fazën sulmuese të ekipit të tij dhe ka shënuar shpesh dhe me vazhdimësi në vitet e fundit.

Mbetet për t’u parë nëse një lojtar dukshëm i pakënaqur mund t’i shërbejë Portos dhe trajnerit, por gjithsesi, ky është këndvështrimi i tij për momentin (përveç nëse testi i dobët kundër Rio Ave nuk ka çuar në reflektime të thella).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat