Pochettino nuk i beson Brojës, kërkon me ngulm talentin e City-it

Futboll

Pochettino nuk i beson Brojës, kërkon me ngulm talentin e City-it

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 17:26
Cole Palmer

Chelsea synon t’i rrëmbejë Manchester City-it, Cole Palmer.

Lojtari i talentuar që ka spikatur gjatë këtij fillim sezoni në sfidat ku është aktivizuar, në Superkupën e Europës dhe në atë të Anglisë, ndiqet me shumë interes nga Blutë e Londrës.

Sipas Telegraph, trajneri Mauricio Pochettino ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e talentit anglez, i cili zhvilloi 25 ndeshje sezonin e kaluar te City, por tashmë duket se do të ketë më shumë hapësira.

Ky nuk është aspak lajm i mirë për Brojën, që duket se i ngushtohet hapësirat te Blutë e Londrës nën drejtimin e Pochettinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat