Një sulmues nigerian pranë firmës me korçarët

Futboll

Një sulmues nigerian pranë firmës me korçarët

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 19:00
Uçe Sabastine

Kubi I Skënderbeut është shumë pranë finalizimit të një tjetër lëvizje në merkato, për të përforcuar organikën në dispozicion të trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Korçarët kërkojnë lojtarë që të bëjnë diferencën sidomos në repartin e avancuar dhe janë shumë pranë akordit me një futbollist nigerian.

“Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit janë në bisedime dhe pranë arritjes së marrëveshjes me 23-vjeçarin nigerian Uçe Sabastine.

Futbollisti ka luajtur kryesisht në kampionatin nigerian, por ka provuar edhe eksperienca në Europë me Stabaek në Norvegji dhe Ostersund në Suedi.

Tanimë pritet firma e lojtarit, i cili mund të jetë një element i rëndësishëm për grupin në dispozicion të Gvozdenoviç, që e nisi mirë këtë edicion në Superiore me një fitore në fushën e Egnatias,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat