​Interi mund ta largoje Asllanin

Futboll

​Interi mund ta largoje Asllanin

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 09:23
Asllani

Interi mund të kompletojë tregun e transferimeve me një tjetër nënshkrim në mesfushë.

Siç raportohet nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, Interi po mendon seriozisht të kompletojë skuadrën me përforcime të tjera në mesfushë dhe për momentin janë dy emra të nxehtë, Ndombele dhe Maxime Lopez.

Ish-mesfushori i Napolit, i cili është rikthyer në Tottenham që mban kartonin e tij, ka refuzuar Genoan dhe është në pritje të “Nerazzurrëve”, të cilët megjithatë do të duhet të vendosin nëse duan një mesfushor klasik, ashtu si Ndombele, apo për një zëvendës Calhanoglu që mund të jetë Maxime Lopez.

Nëse vjen edhe mesfushori i Sassuolos, nuk përjashtohet një largim në formë huazimi i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat