Asllani drejt huazimit

Futboll

Asllani drejt huazimit

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 11:44
Asllani

Orët e fundit të merkatos/ Inter në kërkim të një mesfushori, Asllani drejt huazimit

Merkatoja është në orët e fundit të saj, megjithatë te Interi kanë ndërmend të bëjnë një tjetër goditje.

Zikaltrit kanë në dorë dy opsione dhe po negociojnë, teksa një fjalë të rëndësishme në vendimmarrje do të ketë padyshim edhe trajneri Simone Inzaghi.

Kështu Sassuolo, pasi dështoi të shesë Maxime Lopez te Napoli, ia ka ofruar mesfushorin Interit, duke qenë se ai tashmë ka prishur raportet me drejtuesit dhe nuk duket i motivuar për të vijuar karrierën në “Mapei Stadium”.

Opsioni i hedhur në tavolinë nga drejtuesit e Sassuolos është ai i një shkëmbimi huazimesh për një vit mes Maxime Lopez dhe Kristjan Asllanit, me mesfushorin shqiptar që do të kishte mundësinë të luante rregullisht për një sezon në klubin emilian.

Megjithatë vetë Asllani nuk duket i bindur për t’u larguar nga zikaltrit, qoftë edhe në huazim, pasi dëshiron të luajë shanset e tij, ndërsa Simone Inzaghi ka dyshime për fizikun e Maxime Lopez, që është një mesfushor teknik, por shtatshkurtër.

Pikërisht për këtë arsye, Inzaghi po këmbëngul më shumë te pista Tanguy Ndombele, mesfushor fran cez që sezonin e kaluar ishte në huazim te Napoli, ku fitoi edhe titullin kampion. I mbetur jashtë planeve të Tottenham, Ndombele mund t’u bashkohet zikaltërve me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje dhe ka një pagë të pranueshme, prej vetëm tre milionë eurosh në sezon.

Francezi preferohet më shumë nga Inzaghi, pasi do të shtonte ndjeshëm centimetrat dhe forcën fizike në mesfushë, cilësi që momentalisht nuk i disponon asnjë prej mesfushorëve që kanë zikaltrit në dispozicion aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat