Sulmuesi shqiptar prezantohet te Crotone

Futboll

Sulmuesi shqiptar prezantohet te Crotone

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:55
Dardan Vuthaj

Dardan Vuthaj është futbollisti më i ri i Crotones në Serinë C italian.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me klubin italian, me opsion rinovimin për një tjetër vit.

Futbollisti është prezantuar zyrtarisht nga klubi, teksa kalon nga ekipi i Foxhias. “Jam këtu për ju”, ishin fjalët e para të Vuthajt me fanellën e Krotones, teksa shpreson që me skuadrën e re të ngjitet në Serinë B.

Vuthaj luan prej disa vitesh në Itali, kryesisht në kategoritë e ulëta, teksa ka bërë emër sidomos me skuadrat e Serisë C dhe D. Ai u kthye në një emër shumë të përmendur në Itali dy sezone më parë, kur shënoi 35 gola në Serinë D me Novarën.

Disa vite më parë, ai provoi edhe të luante në kampionatin shqiptar duke iu bashkuar ekipit të Laçit, por pa shumë sukses pasi u largua pas vetëm një edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat