Guardiola merr mesfushorin që dëshironte

Futboll

Guardiola merr mesfushorin që dëshironte

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:01
Guardiola

Pas disa ditësh bisedime, më në fund skuadra e Manchester City ka siguruar shërbimet e mesfushorit portugez Matheus Nunes.

Ky i fundit nuk ishte stërvitur me Wolverhampton dy ditët e fundit dhe më në fund marrëveshja mes palëve është finalizuar.

Kampionët e Anglisë do të paguajnë 53 milionë stërlina për 25-vjeçarin, një shumë që është më e lartë nga marrëveshja verbale që ishte arritur fillimisht mes klubeve (47 milionë stërlina).

Klubi i City kënaqi kështu trajnerin Pep Guardiola, që e donte me çdo kusht lojtarin, sidomos pas dëmtimit të De Bruyne. Për skuadrën e wolves kjo është shitja më e shtrenjtë në historinë e këtoij klubi.

Lojtari aktualisht ndodhet në Manchester për të kryer vizitat mjekësore dhe gjatë pasdites do të hedhë firmën në kontratë. Lojtari pritet të jetë pjesë e skuadrës që në ndeshjen e radhës në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat