Pezullohet trajneri Egnatias

Futboll

Pezullohet trajneri Egnatias

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:28
foto ilustrim

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet në lidhje me javën hapëse të Abissnet Superiore. Bie në sy pezullimi me dy ndeshje të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova për provokim të tifozëve. Ndërkohë, janë paralajmëruar Tirana, Egnatia dhe Vllaznia për sjelljen e gabuar të tifozëve dhe në rast përsëritje atëherë do të ketë ndëshkime.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i FK Egnatia, Edlir Tetova, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. Zyrtari i FK Egnatia, Emiljano Bishdili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. Egnatia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

5. KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dejvi Bregu. Klubi i Futbollit Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 10.06.2022 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

7. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Edon Hasani. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 09.07.2021 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

8. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Asion Daja. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 02.06.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

9. Pranimin e kërkesës së KF Egnatia për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Albano Aleksi në bazë të nenit 75 të KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Arbër Baku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Andi Bibo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana, Besir Iseni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat