Allegri: Rabiot nuk përgjigjet në telefon!

Futboll

Allegri: Rabiot nuk përgjigjet në telefon!

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 14:01
Allegri e Rabiot

Massimiliano Allegri është i lumtur me organikën aktuale të Juventusit. Tekniku i bardhezinjve në një intervistë për DAZN, theksoi se është shumë i lumtur për progresin e Adrien Rabiot ndërsa nuk harroi komplimentat për Dushan Vlahoviq dhe Paul Pogba.

“Rabiot është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka një motor ndryshe nga të tjerët.

Tani ka mësuar të shënoj më shumë gola, si dhe të besojë tek vetja.

Mund të bëj edhe më mirë, nuk e kam te golat, por te paraqitjet e tij në fushë.

Më gëzon shumë kur e shoh të vrapojë. Jam mësuar që Rabiot t’i dërgoj shumë mesazhe në telefon, sepse ai nuk përgjigjet kurrë.

Ndërsa me mesazhe më kthen përgjigje menjëherë, madje dërgon edhe ikona për të bërë shaka.

Me Juventusin ai ka bërë zgjedhjen e duhur sepse këtu është maturuar jashtëzakonisht, tani është një nga më të rëndësishmit edhe në dhomat e zhveshjes. Danilo është kapiteni dhe zëvendëskapiten janë Alex Sandro dhe Rabiot.

Merkato? Jemi në rregull, nuk dua asnjë tjetër.

Kemi Vlahoviq ai vjen nga një sezon i vështirë dhe tashmë vetëm mund të përmirësohet. Chiesa është po ashtu një futbollist i ri.

Nuk dua t’i vendos shumë presion Vlahovic, erdhi nga Fiorentina në moshën 23-vjeçare dhe i kërkuan të merrte të gjitha përgjegjësitë tek Juventus. Duhet kohë, por ai ka një kualitet të jashtëzakonshëm; di të shënojë shumë gola.

Pogba? Kur luan dhe stërvitet me vazhdimësi, atëherë bëhet një lojtar ndryshe nga të tjerët. Unë gëzohem edhe kur e kam në dispozicion për 20 apo 30 minuta, një futbollist si Pogba të ndryshon ndeshjet, sposton ekuilibrat në fushë”, u shpreh Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat