Ceferin: Përjashtimi i Juventusit nga Kupat e Europës ishte logjik

Futboll

Ceferin: Përjashtimi i Juventusit nga Kupat e Europës ishte logjik

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 14:09
Ceferin

Aleksander Ceferin i është rikthyer të folurit për përjashtimin e Juventusit nga kupat evropiane, sezonin e ri. “Më duket logjike që një klub që nuk ka respektuar rregullat të përjashtohet nga garat europiane, – tha presidenti i UEFA-s për “L’Equipe”. – Ishte vendim i marrë nga një organ i pavarur, siç është organi i kontrollit financiar të klubeve.

A mund ta përjashtojmë sërish nëse kthehet në Ligën e Kampionëve?

Nuk mund ta ndëshkoni një klub për 10 vite nëse ka bërë diçka të gabuar tani.

Nuk mund të vendosni ta përjashtoni Juven në vitin 2028 ose kur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve të ardhshme”.

Ceferin më pas pranoi se për bardhezinjtë është një ndëshkim i rëndë, sidomos nga pikëpamja ekonomike, pa faktin se skuadra ishte kualifikuar në Ligën e Konferencës vetëm pas penalitetit të pësuar në kampionat:

“Për çdo klub europian një penallti si ai i pësuar nga bardhezinjtë është i rëndësishëm dhe shkakton humbje ekonomike nga 40 deri në 50 milionë euro.

Nuk është gjë e vogël, sidomos nëse je një klub në vështirësi të rënda financiare".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat