Tifozeria kthehet në problem për Egnatian

Futboll

Tifozeria kthehet në problem për Egnatian

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 14:24
Tetova

Ajo që ndodhi në stadiumin e Rrogozhinës në ndeshjen e javës së parë të këtij kampionati mes Egnatias dhe Skënderbeut është diçka që shihet rrallë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub që vjen pas sukseseve të jashtëzakonshme.

Një grup i vogël i tifozëve të Egnatias mësohet se janë kthyer tashmë në një problem serioz për skuadrën, pasi në ndeshjen ndaj Skënderbeut, kanë ofenduar vazhdimisht trajnerin Edlir Tetova.

Ky i fundit ka mbajtur një qëndrim korrekt deri në mbarimin e ndeshjes, ndërsa më pas ka kërkuar të dijë se çfarë problemi kanë tifozët për kontestimet e pakuptimta nga minuta e parë dhe deri në fundin e lojës.

Kjo solli ndëshkimin me karton të kuq të Tetovës, i cili të dielën nuk do të jetë në stol për të drejtuar ekipin ndaj Kukësit. Natyrisht që kjo ka shqetësuar shumë edhe vetë lojtarët.

“Panorama Sport” mëson se trajneri dhe futbollistët më të vjetër në skuadër, u kanë kërkuar drejtuesve që të ndërhyjnë në këtë situatë absurde, pasi tifozët në vend të kthehen në favor me mbështetjen e tyre, ofendojnë pa asnjë shkak pjesëtarët e skuadrës. Stafi teknik dhe lojtarët kanë mbetur të shokuar nga kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat