Kane iu përgjigj kampionëve gjermanë vetëm pak minuta pas kontaktit të parë

Futboll

Kane iu përgjigj kampionëve gjermanë vetëm pak minuta pas kontaktit të parë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 14:26
Karl-Heinz Rummenigge

100-milionëshi Harry Kane iu përgjigj kampionëve gjermanë vetëm pak minuta pas kontaktit të parë nga Bayern Munih.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i bordit mbikëqyrës, Karl-Heinz Rummenigge, në podkastin “Phrasen Mäher” të gazetës “Bild”:

“E kam pasur kontaktin e parë kur ai ishte ende me pushime në Bahamas.

I shkrova se do të doja ta telefonoja dhe ai m’u përgjigj brenda vetëm dy minutave”.

Pas negociatave të gjata, Kane më në fund kaloi nga Tottenham Hotspur te Bayern Munih për një tarifë prej 100 milionë euro.

“Ne të gjithë ramë dakord në komitetin tonë të transferimeve që nga dita e parë se donim ta kryenim këtë operacion.

Të gjithë pastaj kishin detyrën e tyre dhe e imja ishte të mbaja shumë kontakte me Harry. Fola shumë me të dhe menjëherë kuptova se sa djalë i mirë ishte ai, – vazhdoi Rummenigge.

Ai i premtoi Kane se do të dëshironte ta transferonte me të gjitha mjetet: “I thashë se do të bëjmë gjithçka që të realizohet ky transferim, sepse të gjithë jemi të bindur që je njeriu më i rëndësishëm për ne, në të gjithë tregun e transferimeve. I fola edhe për transferimin tim tek Interi në vitin 1984.

Kisha gjithçka te Bayerni, praktikisht isha mbreti me një fushë të madhe, por prapë doja ta kisha një përvojë të re jashtë vendit, Më pas i thashë se as për mua nuk ishte një transferim i lehtë ai nga Bayern Munich tek Interi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat