Laçi prezanton dy afrimet e reja

Futboll

Laçi prezanton dy afrimet e reja

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 14:54
Agan Mjaki dhe Daniel Justino De Carvalho Luiz

Laçi ka ruajtur ditën e fundit të merkatos në Shqipëri për të zyrtarizuar dy afrime të reja, të cilët vihen menjëherë nën urdhrat e trajnerit Skerdi Bejzade.

Mbrojtësi i Shpresave, Agan Mjaku dhe mesfushori brazilian Daniel Justino janë zyrtarisht pjesë e bardhezinjve dhe vetë klubi e ka njoftuar diçka të tillë në rrjetet sociale.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjet dhe ka firmosur me futbollistët Agan Mjaki dhe Daniel Justino De Carvalho Luiz.

I pari luan si mbrojtësi i djathtë dhe vjen nga holandezët e Groningen U21, ndërsa Daniel Justino aktivizohet si mesfushor qendre”, shkruan klubi bardhezi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat