Kroos akuzon

Futboll

Kroos akuzon

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:09
Kroos

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos flet hapur dhe ka përdorur edhe një herë podcast-in e tij si një platformë për të kritikuar gjendjen aktuale të futbollit.

Për herë të dytë brenda një jave, ylli gjerman ka kritikuar lojtarët që kalojnë në Arabinë Saudite, duke i akuzuar ata si mercenarë.

Ndjenjat e tij u bënë shumë të qarta javën e kaluar kur u publikua lajmi se Gabri Veiga do të largohej nga Celta Vigo për Al Nassr, pavarësisht se kishte shansin të shkonte në një numër klubesh të tjera kryesore në Europë, duke e quajtur vendimin e 21-vjeçarit ‘të turpshëm’. .

Kroos ka hedhur poshtë idenë se futbolli i Arabisë Saudite është diçka tjetër veçse një dëshirë për t’u pasuruar.

“Është thënë se futbolli atje është ambicioz, por gjithçka rrotullohet rreth parave.

Në fund, është një vendim për para dhe kundër futbollit”, ka thënë Kroos për ‘Einfach Mal Luppen’.

Kroos ishte më pak i ashpër me veteranët që shkuan në fundin e karrierës:

“Atëherë fillon të jetë e vështirë për futbollin që të gjithë e njohim dhe e duam, secili duhet ta marrë këtë vendim për veten e tij, si Cristiano Ronaldo, i cili vendosi ta bëjë atë në fund të karrierës së tij.

“Por bëhet shumë e vështirë kur lojtarët, të cilët janë në mes të karrierës së tyre dhe kanë cilësinë për të luajtur për klubet më të mira në Europë, vendosin të bëjnë këto ndryshime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat