Gjermania publikon listën e lojtarëve

Futboll

Gjermania publikon listën e lojtarëve

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:27
Lista

Ndeshjet e radhës të Gjermanisë, miqësoret me Japoninë dhe Francën, do të jenë një test real për komisarin teknik të katër herë kampioneve të botës.

Edhe pse Gjermania është kualifikuar si vend organizator në “Euro 2024”, Hansi Flick ndihet nën trysni pasi rrezultatet e “Die Mannschaft” kanë lënë për të dëshiruar.

Për të ndryshuar inertësinë negative ish-trajneri i Bayern-it ka vendosur që të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në listën e 32 lojtarëve të grumbulluar për miqësoret e radhës. Për ndeshjet me Japoninë dhe Francën, Flick ka lënë jashtë Leon Goretzka-n, Thomas Müller, Matthias Ginter, Lukas Klostermann, David Raum, Timo Werner dhe Thilo Kehrer.

Emrat e njohur që nuk janë në planet e Flick për të paktën dy takimet e radhës duhet të tregojnë diçka më shumë që të meritojnë ftesën në kombëtare.

Vetë 58-vjeçari la të kuptohet diçka të tillë duke thënë: “Pres që lojtarët që nuk janë grumbulluar të më japin një sinjal duke përmirësuar paraqitjet e tyre me klubet respektive. Fakti se nuk janë pjesë e grupit për ndeshjet e radhës nuk do të thotë se nuk janë në planet e mia”.

Risia më e madhe e listës të përpiluar nga Flick quhet Pascal Groß. Mesfushori 32-vjeçar figuron për herë të parë mes të grumbulluarve të Gjermanisë duke u vlerësuar kështu për sezonin e mirë që bëri vitin e kaluar me Brighton dhe Hove Albion.

Groß mund të provohet nga Flick në sistemin e mesfushës me tre lojtarë ku do të qëndronte pas dyshes të formuar nga Kimmich dhe Gundogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat