E ardhmja e Kylian Mbappe në Paris mbetet në dyshim

Futboll

E ardhmja e Kylian Mbappe në Paris mbetet në dyshim

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:30
Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappe në Paris mbetet në dyshim.

Sulmuesi është ribashkuar me skuadrën, por ka refuzuar të rinovojë kontratën që i skadon në fundin e sezonit dhe Real Madrid është gati ta presë krahëhapur në Bernabeu verën e ardhshme.

Për këtë arsye klubi francez kërkon të marrë masat dhe ta zëvendësojë Mbappe me një emër të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Rafael Leao.

PSG, sipas mediave italiane, duket se është i gatshëm të negociojë me kuqezinjtë pa kërkuar ulje të mëdha dhe me shifrën që mund të vijë nga shitja e Mbappe do të donte të paguante klauzolën.

Në kontratën e re të nënshkruar nga portugezi është një shifër prej 175 milionë erurosh, që në Paris mund ta paguajnë pa asnjë problem.

Më pas do të jetë lojtari që do të vendosë, por edhe alternativa është në Serinë A. Emri i Victor Osimihen kthehet shpesh në modë dhe PSG mund të peshkojë në Itali verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat