Shiten të gjitha biletat për takimin Breidablik - Struga Trim Lum

Futboll

Shiten të gjitha biletat për takimin Breidablik - Struga Trim Lum

Nga: K.G.. Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:49
Struga Trim Lum

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, synon historinë, ku sot në orën 18:45 në Islandë kërkojnë kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League në futboll. 

Struga e pret me padurim ndeshjen e kthimit ndaj Breidablik -ut, në kuadër të play – off-it.

Synimet e struganëve janë që të përmbysin humbjen në Ohër me rezultat 0:1.

Islandezët bënë me dije se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen në Kopavogur në stadiumin ‘Kopavogsvolur”, i cili ka një kapacitet prej 3009 vendesh. 

Për Breidablik është një rast historik për një vend në fazën grupeve të Comference League.

Të dyja skuadrat, përveç kualifikimit historik, do të luftojnë për shumën e tre milionë eurove, që marrin për një vend në grupet në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat