Liria përforcohet në repartin e mbrojtjes me Spahiun nga Shtutgarti

Futboll

Liria përforcohet në repartin e mbrojtjes me Spahiun nga Shtutgarti

Nga: K. Goca Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:28
Rigon Spahiu

Skuadra me renome Liria e Prizrenit është përforcuar në repartin e mbrojtjes.

Rigon Spahiu është përforcim i radhës për Lirinë, e cila synon rezultate sa më të mira në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Spahiu përforcon mbrojtjen.

Rigon Spahiu, vije nga Akademia e njohur e Shtutgartit.

Ai, pritet të jetë shtyllë e mbrojtjes bardhezi, duke ditur fizikun e tij.

Ai, ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, U-19”, njofton FC Liria.

Liria në tre ndeshjet e para nuk ka shijuar fitore, ka dy barazime dhe një humbje, duke u renditur në vend të shtatë me 2 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat