Talenti i Shqipërisë U-21 konfirmohet në Serie A

Futboll

Talenti i Shqipërisë U-21 konfirmohet në Serie A

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:45
Medon Berisha

Kur jemi në momentet e fundit të merkatos së verës, lajme të mira vijnë nga Italia.

Numri i lojtarëve të Shqipërisë nuk do të pakësohet në Serinë A. Frika ishte e madhe për një largim të talentit të Shqipërisë U-21, Medon Berisha.

Lecco, ekipi i sapoardhur në Serinë B pas suksesit në sezonin e kaluar në Serinë C, kërkoi huazimin e Medon Berishës. Talenti 19-vjeçar shkëlqeu me të rinjtë e Lecce dhe tregoi menjëherë vlerat e tij te Shqipëria U-21.

Megjithatë në dy ndeshjet e para të Serisë A, Medon Berisha nuk u aktivizua për asnjë minutë te Lecce. Kjo krijoi idenë e një largimi të mundshëm në formë huazimi, por trajneri i Lecce ka ndaluar gjithçka.

Ai i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të refuzojnë ofertën e ardhur për Berishën pasi e vlerëson lojtarin shqiptar dhe ishte vendimi i Roberto D’ Aversa për ta përfshirë në ekipin e parë. Pra Medon Berisha nuk do të lëvizi nga Lecce dhe shumë shpejt do ta shohim në Serinë A, por fillimisht ka për të luajtur me Shpresat e Alban Bushit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat