Vidal akuzon Realin: Të gjithë e panë

Futboll

Vidal akuzon Realin: Të gjithë e panë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:49
Vidal

Në vitin 2018, Real Madrid u bë skuadra e parë në histori që fitoi Champions League tri herë radhazi. Ishte kurora e tyre e 13-të në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe e katërta në pesë sezone.

Në të tre këto sezone, ata nuk ishin aq dominues sa Barcelona e 2011, por ata gjetën një mënyrë për të fituar nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe një Cristiano Ronaldo të pandalshëm.

Ish-mesfushori i Barcelona-s dhe Bayern Munich, Arturo Vidal tani ka thënë se titujt e Madridit në 2017 dhe 2018 nuk ishin “të pastër”.

Duke folur për TNT Sports Argentina, ish-mesfushori i Juventus-it ka thënë se Video Asistent Arbitri (VAR) u krijuar për të ndaluar Real Madrid-in të vidhte ndeshjet.

“Real Madridi u favorizua nga arbitri dy herë në ato 3 triumfe, kur mundi Bayern Munich në 2017 dhe 2018.

Të gjithë e panë këtë. Mendoj se kjo është arsyeja pse ata futën më pas VAR-in, për t’i hequr mundësinë që të rregullonin ndeshjet”, ka thënë kiliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat