Osimhen i ri që po bën të ëndërrojë Leverkusenin dhe Nigerinë

Futboll

Osimhen i ri që po bën të ëndërrojë Leverkusenin dhe Nigerinë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:52
Boniface

Bayer Leverkusen i Xabi Alonso-s është një fabrikë talentesh. Në verë ka ardhur edhe Victor Boniface, sulmuesi nigerian i lindur në vitin 2000 që shkëlqeu në Europa League me fanellën e Union Saint Gilloise.

Në Bundesliga ka lënë shenjë menjëherë: 2 gola dhe 1 asist në dy ndeshjet e para. Njëmbëdhjetë goditje kundër Borussi

 Mönchengladbach, në historinë e Leverkusenit askush nuk kishte bërë më mirë.

Victor Boniface është një qendërsulmues i fortë fizikisht, që di të përdorë mirë strukturën e tij dhe ka shpejtësi të mirë. Një tipar i pazakontë është gjuajtja shumë e fuqishme dhe e saktë nga distanca edhe nga pozicione të pazakonta.

Fiziku i tij (189 cm) e lejon atë të përshtatet mirë me situatat e ndryshme të ndeshjes, duke qenë në gjendje t’i japë gjithashtu një dorë të madhe skuadrës, shkruan Telesporti.

I lindur më 23 dhjetor 2000 në Akure të Nigerisë, ai hodhi hapat e tij të parë në botën e futbollit në ekipin lokal Real Sapphire. Prej aty u transferua te Bodo Glimt-i gjithmonë i vëmendshëm, klub që pati guximin të investonte tek lojtari në mars 2019.

Në Norvegji ai nuk gjeti gjithmonë shumë hapësirë, por ka fituar dy kampionate norvegjeze duke shënuar 23 gola në 66 paraqitje në të gjitha ndeshjet.

Në sezonin e tij të famshëm të fundit, kur norvegjezët mundën Romën 6-1 për të arritur në çerekfinale të Conference League, nigeriani nuk shënoi asnjë gol në garat europiane atë sezon.

Verën e kaluar ai u transferua tek Union Saint Gilloise, i cili përfundoi i dyti në Belgjikë si i sapo promovuar dhe i sigurt për të luajtur kupat europiane.

Ndikimi i Boniface është shkatërrues: 17 gola dhe 12 asiste në 51 paraqitje sezonale, 6 prej të cilave në Europa League që i çoi belgët në çerekfinale të Europa League, ku u ndërpre rrugëtimi i skuadrës belge kundër Bayer Leverkusen.

Pikërisht skuadra që disa muaj më vonë vendosi të fokusohet tek ai dhe që Boniface po e shpërblen me paraqitje të shkëlqyera. Dhe nuk mungojnë krahasimet me bashkatdhetarin Victor Osimhen, adashin e tij: një dyshe që e bën Nigerinë të ëndërrojë për edicionin e ardhshëm të Kupës së Afrikës. Por, ndërkohë, Boniface vazhdon të mahnitë në Bundesliga, duke magjepsur Leverkusenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat