Ballkani feston, kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League 

Futboll

Ballkani feston, kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League 

Nga: K. Goca Më: 31 gusht 2023 Në ora: 20:44
Ballkani feston

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, ka shënuar edhe një sukses të madh, për herë të dytë rresht në histori janë kualifikuar në fazën e Grupeve të Conference League në futboll.

Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja festojnë në stadiumin “Varosi” në Mezokovesdi të Hungarisë.

Therandasit edhe pse pësuan humbje sonte me rezultat 1:0 nga Bate Borisov e Bjellorusisë, u kualifikuan falë fitores me 4:1 në ndeshjen e parë të play- off-it në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Në minutën e 30-të, Bate zhbllokon rezultatin, autor i golit Koncevoy. 

Në minutën e 59-të, Kryeziu pati rast ideal por i pafat që të barazoj rezultatin.

Në minutën e 70-të tjetër mundësi e humbur nga Ballkani. Berisha përballë portierit por nuk tregohet konkret.

Ballkani me meritë kualifikohet, ky është edhe një sukses i madh në përgjithësi futbollin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat