Ademi përgëzon Ballkanin: Një tjetër vit i suksesshëm për futbollin e Kosovës

Futboll

Ademi përgëzon Ballkanin: Një tjetër vit i suksesshëm për futbollin e Kosovës

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 23:21
Ballkanin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Ballkanin e Therandës, për kualifikim në fazën e grupeve të Champions League. 

“Urimet më të përzemërta për FC Ballkani për arritjen e madhe në UEFA Conference League! 
Një tjetër vit i suksesshëm për futbollin e Kosovës, një tjetër arritje për kampionin tonë, FC Ballkani! 

Për herë të dytë radhazi kampionët tanë treguan fuqinë e tyre në skenën evropiane duke siguruar një vend në fazën e grupeve në UEFA Conference League. 

Pas një fitore të mrekullueshme 4:1 në stadiumin "Fadil Vokrri", FC Ballkani arriti të menaxhojë situatën në ndeshjen e kthimit kundër BATE Borisov, duke pësuar humbje të ngushtë 1:0, e cila ia mundësoi kualifikimin në fazën e grupeve. 

 Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të secilit futbollist, stafit të trajnerëve në krye me Ilir Dajën dhe drejtuesve të klubit që kanë investuar në ndërtimin e një skuadre të fortë dhe kompakte për arenën evropiane.

Uroj tifozët 'Xhebrailat' për këtë sukses të klubit të tyre të zemrës, qytetarët e Suharekës dhe në përgjithësi të Kosovës, të cilët i dhanë forcë shtesë FC Ballkanit në edicionin e sivjetmë të garave evropiane!

Ky është një sukses jo vetëm për qytetin e Suharekës, por për të gjithë Kosovën dhe të gjithë ata që mbështetën kampionin tonë me zemër dhe pasion! 

Tani presim me padurim fazën e grupeve, ku shpresojmë që FC Ballkani t’i sjellë edhe më shumë emocione, krenari e promovim futbollit tonë në skenën evropiane! Urime e ju priftë e mbara!”, ka uruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat