Reagimi i Ballkanit

Futboll

Reagimi i Ballkanit

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 23:35
Ballkani

FC Ballkani e rishkroi edhe njëherë historinë sonte për të qenë skuadra e vetme nga Kosova që do të luan në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Fitorja 4-1 në Prishtinë i hyri në punë Ballkanit, të cilët sonte edhe pse humbën me rezultat 1-0, fitorja në Prishtinë i dërgon ata në Ligën e Konferencës.

E pas kësaj fitoreje, FC Ballkani ka reaguar me një postim poetik në Facebook.

“Unë kampioni yt, Kosovë.

Për të dytin vit radhazi, e bëmë detyrën, për çka kemi punuar pa ndalur në asnjë moment.

Si përfaqësuesit kryesorë të Republikës, luftuam pa rreshtur për shtetin dhe emblemën tonë reprezentative.

Kemi dhënë gjithçka nga vetja, që flamuri ynë shtetëror të rreshtohet aty ku e ka vendin, në mesin e më të mirëve në UEFA Conference League.

Tani jemi më të lehtësuar, por aspak të vetëmjaftuar, pasi na pret përpara një rrugë edhe më e vështirë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, është koha jonë, koha e Ballkanit 

Ballkani nesër do të mësojë kundërshtarët në grupe ku edhe do të tërhiqet shorti në garën e tretë më të rëndësishme në Europë, Ligën e Konferencës",ka reaguar Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat