Tifozët e Olimpiakosit provokojnë Kosovën nga Serbia

Futboll

Tifozët e Olimpiakosit provokojnë Kosovën nga Serbia

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 23:50
Pamje nga skandali

“Provokacija” nga Serbia! Protagonistë u bënë tifozët e Olimpiakosit në duelin e vlefshëm për Ligën e Europës, mes Çukariçkit dhe skuadrës greke që përfundoi me rezultatin 0-3.

Tifozët grekë të pranishëm në këtë duel, në sektorin e tyre shpalosën një banderolë ku shkruhej, “Kosova është Serbi”.  

UEFA ka ndërhyrë për ta hequr këtë transparent, por siç shkruan mediumi serb “Telegraf.rs”, tifozët e Olimpiacosit e kanë kthyer sërish. 

Siç raportojnë mediat serbe, UEFA në fillim të ndeshjes e ka kërkuar heqjen e tij dhe këtë e kanë bërë tifozët grekë, por që më vonë është kthyer sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat