Fjalët e para si “zikaltër”, Pavard: I premtoj tifozëve “yllin” e dytë në fanellë

Futboll

Fjalët e para si “zikaltër”, Pavard: I premtoj tifozëve “yllin” e dytë në fanellë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 00:02
Benjamin Pavard

Benjamin Pavard është zyrtarisht lojtar i Inter, me mbrojtësin francez që ka kryer dje vizitat mjekësore në Milano dhe i është drejtuar më pas selisë “zikaltër”, ku ka firmosur kontratën 5-vjeçare, gjatë së cilës do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Në fjalët e tij të para si “zikaltër” për televizionin e klubit, francezi nuk i fshehu ambiciet e tij dhe premtoi se do të vendoste gjithë eksperiencën në shërbim të skuadrës, ku i premtoi tifozëve dhe “yllin” e dytë në fanellë.

“Interi është një klub fitues, vetëm shikoni të gjithë trofetë që ka këtu. Unë luaj futboll për të fituar, prandaj vendosa të vij te “zikaltërit”. Unë mund t’i jap Interit të gjithë përvojën që kam fituar duke luajtur për Bayern Munich dhe kombëtaren franceze.

Kam mësuar shumë dhe mbërrij me një objektiv të qartë: të tregoj që mund të jap më të mirën time. Unë dua të fitoj titullin, në mënyrë që të vendos “yllin” e dytë në fanellën e Inter. Jetoj për të fituar trofe dhe kjo është e rëndësishme për tifozët dhe për të gjithë klubin.

Do të bëj gjithçka që është e mundur për të mbërritur sa më shumë trofe të mundshëm. Skuadra ka lojtarë të nivelit elitar që do të na ndihmojnë t’i arrijmë objektivat tanë”,- tha Pavard, gjatë fjalës së tij të parë për “zikaltërit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat