Tifozët e Spartës së Pragës dashurohen pas shqiptarit

Futboll

Tifozët e Spartës së Pragës dashurohen pas shqiptarit

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:07
Qazim Laçi

Qazim Laçi është padyshim një prej lojtarëve më të preferuar te Sparta e Pragës. Me stilin e tij të lojës, mesfushori kuqezi ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve.

Në mbrëmjen e djeshme, lojtari i Kombëtares arriti që të kalonte në fazën e grupeve të Europa League.

Pas humbjes 3-1 ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen e parë, u mendua se Sparta e Pragës do të kalonte në Conference League. Megjithatë në ndeshjen e dytë arritën të përmbysnin gjithçka në shifrat 4-1.

Në momentin kur Qazim Laci ka dalë nga fusha e blertë, të gjithë tifozët nisën që të duartrokisnin mesfushorin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat