Korenica transferohet në Turqi

Futboll

Korenica transferohet në Turqi

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:11
Korenica

Meriton Korenica ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Ballkanin ndaj Bate Borisov (1-0), duke i ndihmuar skuadrës së Kosovës të shkoj në grupe për herë të dytë radhazi.

Mesfushori nga Rahoveci ka qenë pjesë e Ballkanit në tre vitet e fundit ku padyshim ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit nga Suhareka.

Por, ai karrierën do ta vazhdojë në skuadrën turke Manisa Football Club ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.

Gjatë ditës së sotme Korenica do të prezantohet te Manisa pasi tanimë ka marrëveshje mes dy skuadrave si dhe të futbollistit me klubin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat